Zgjedhjet e parakohëshme në Kosovë, Lepaja: Ndryshimi i kufijve, pjesë e fushatës
Qytetarët e Kosovës me 6 tetor përmes votës ta determinojnë fituesin e zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare....

Qytetarët e Kosovës me 6 tetor përmes votës ta determinojnë fituesin e zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare. Përpos emrave të subjekteve, qytetarët do të duhet që të zgjedhin edhe njërin nga pesë emrat që po pretendojnë ta marrin në dorë “timonin e shtetit”; Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Vjosa Osmani, Albin Kurti e Fatmir Limaj.
Por pas shpalljes së zgjedhjeve nga ana e Parlamentit të Kosovës, partitë politike fokusin e tyre fillimisht e vendosën në krijimin e kualicioneve parazgjedhore.
Sipas opinionistit politik Fadil Lepaja, vija ndarëse apo vijat e kuqë ku do të pozicionohen partitë politike në këtë fushatë zgjedhore do të jenë ndryshimi eventual i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë që u plasuan në opinion nga dy presidentet Thaçi dhe Vuçiq.
“Vijat e kuqe kanë të bëjnë me ndryshimin eventual të kufive të Kosovës, dhe negociatat për korektimin, apo ndryshimin e kufive të Kosovës të cilat u plasuan nga z.Thaçi dhe nga z.Vuçiq president I Republikës së Serbisë. Përndryshe të gjitha subjektet politike të Kosovës kanë treguar se nuk janë për këtë opsion, dhe se janë për ruajtjen e tërësisë teritoriale të Republikës së Kosovës. Ajo cka do të kalkulohet, mesiguri është se cili kualicion do të mund të dalë si fitues I zgjedhjeve, me qka me automatizëm në bazë të Kushtetutës së Kosovës e sigurojë të drejtën e mandatarit për formimin e Qeverisë” - tha opinionisti, Fadil Lepaja.
Lepaja: Në sondazhet fillestare, favorite LDK dhe VV
Lejapa përqëndrohet edhe në anketat fillestare të realizuara tashmë nga partitë politike, organizatat joqeveritare dhe mjetet e tjera informative, të cilat gjithsesi që pritet të ndryshojnë sidomosh me fillimin e fushatës zyrtare.
Megjithatë sondazhet fillestare favorizojnë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetvendosje.
“Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetvendosje, janë dy subjektet politike kryesore në skenën politike, të cilat flitet se do të kenë numrin më të madhë të votuesve, gjithnjë duke u bazuar në opinionin e përgjithshëm që është në mediat tona, më tepër sesa që kemi të bëjmë me sondazhe të cilat në të shumtën e rasteve janë të porositura” – u shpreh Lepaja.
Qytetarët e Kosovës më 6 tetor do ti japin legjitimitetin qeverisë së re në zgjedhjet e parakohëshme që u shpallën pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj. Fushata zgjedhore nga KQZ është përcaktuar të zgjasë vetëm 10 ditë. (Fitim Kryeziu, TVM2)
