Teksas, 5 të vrarë 20 të plagosur

01.09.2019 20:00

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur...

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur, pas të shtënave në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Fillimisht sulmuesi i armatosur ka shtënë në drejtim të policisë, të cilët ndaluan makinën e tij, në mes të qyteteve Midland dhe Odessa.

Ai më pas ishte larguar me makinën e tij dhe kishte hapur zjarr në drejtim të personave të tjerë, në disa lokacione të ndryshme. Sulmuesi më pas është qëlluar për vdekje nga policia. Ende nuk dihen motivet e sulmit, i cili u krye nga një person rreth të 30-tave.

Në mesin e të plagosurve janë edhe tre zyrtarë policorë. Në Spitalin në Odessa, autoritetet thanë se një fëmijë 2 vjeç është në mesin e të plagosurve, ndërkaq, shtatë pacientë të tjerë janë në gjendje të rëndë.