Maqedoni

Ademi: Nuk ka arsye për grevë, pagat po rriten

02.09.2019 10:05

Viti shkollor zyrtarisht ka filluar por jo për të gjithë nxënësit...

Mësimdhënësit anëtarë të SASHK-ut ishin sot në vendet e tyre të punës por në grevë. SASHK këmbëngul se MASH duhet të harmonizojë me ta qëndrimet për rritjen e pagave. Megjithatë disa shkolla nuk kanë respektuar vendimin e SASHK-ut dhe kanë hapur dyert për të pritur nxënësit. Sot ministri Ademi vizitoi dy prej tyre. Potencoi edhe një herë se nuk ka arsye për grevë
 
Nuk kam informacione se sa shkolla janë në grevë sepse ende është herët. Por e di që është mirë që dita e parë e shkollës të kalojë në atmosferë normale. Po organizohen pranimet tradicionale të nxënësve dhe pres që kështu të vazhdojë. Ju dëshiroj suksese nxënësve dhe mësimdhënësve. Arsye për grevë nuk ka pasi qeveria është fuqishëm e angazhuar që të përmirësojë statusin e mësimdhënësve. Që nga gushti 2018 e deri shtatorin e sivjemë, pagat e mësimdhënësve janë rritur për 10% pra nga dy herë prej 5%, deklaroi Ademi due premtuar se trendi i rritjes së pagave, do të vazhdojë.