Maqedoni
Rasti “Zhvatja”, Prokuroria merr në pyetje Lila Filipovskën
02.09.2019 10:30
Mëngjesin e sotëm, Prokuroria ka ftuar si dëshmitare për rastin “Zhvatja”...

Mëngjesin e sotëm, Prokuroria ka ftuar si dëshmitare për rastin “Zhvatja” prezantuesen televizive, Lila Filipovska.
Filipovska, njihet si shoqja e të dyshuarit kryesor, Bojan Jovanovski, të cilin e ka shoqëruar në disa vizita edhe jashtë vendit.
Në ditën kur është ndaluar në kufirin me Greqinë, mediat raportuan se ishte edhe ajo në makinë.
Më 15 korrik ndodhi ndalimi i Boki 13, i cili, siç u tha, me një çantë me para tentoi të kalojë kufirin me Greqinë, por ishte ndaluar disa kilometra pranë Gjevgjelisë.
