Maqedoni

Ligji për PTHP-në, në Komisionin amë në Kuvend

02.09.2019 11:02

Propozim – ligji për Prokurorinë Publike, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë...

Propozim – ligji për Prokurorinë Publike, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë, është në rendin e ditës së seancës së sotme të Komisionit kuvendor ligjdhënës – juridik. Anëtarët e KLJ-së do ta shqyrtojnë edhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar, në lexim të dytë. Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe raportin e Këshillit të Prokurorëve Publikë për shkarkimin e prokurores speciale, Katica Janeva.Pritet që për këtë çështje të caktohet seancë e Komisionit për zgjedhje dhe emërime.
 
Kreu i këtij komisioni, Ilija Dimovski, të premten deklaroi se sapo të marrë raportin, do të veprojë urgjentisht në drejtim të përshpejtimit të procedurës. Ende nuk dihet nëse Komisioni, do të debatojë pas dyerve të mbyllura apo në seancë publike. Vendimi eventual i Kuvendit për shkarkimin e Janevës, në pajtim me procedurën, sërish duhet të jetë para Këshillit të Prokurorëve Publikë.