PASTRIMI I ÇAIRIT

Aksion për pastrim gjeneral të Çairit

13.09.2014 16:55

Komuna e Çairit në bashkëpunim me Higjienën Komunale dhe drejtorinë e Parqeve dhe Gjelbrimit, kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin gjeneral të Çairit.....

Aksione të këtilla mbahen  dy herë brenda vitit mirëpo ky është më i përforcuari theksuan organizatorët e aksionit.                                                      

“Kam kërkuar edhe nga arsimtarët që të punojmë në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve të ketë më tepër ligjërata rreth ekologjisë,rreth ambientit rreth pastërtisë sepse e kotë do të jetë vetëm puna e higjienës komunale dhe parqeve dhe gjelbrim nëse nuk do i ndiohmojmë edhe ne qoftë si institucione qoftë si qytetarë të Çairit. Ne vlerësuma dhe morra një mangësi që kanë ndërmarrjet me numrin e vogël të punorëve që ballafaqohen prandaj v endosa si komë e cairit të angazhojmë puntorët fillimisht 30  puntorët  sezonal që të jenë kryekëput të angazhuar për higjienën komunale dhe parqet dhe gjelbrimet” – deklaroi Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

“Në këto aktivitete do të kisha përmend zëvendësimin e kontenierëve metalik në rrugët kryesore të qytetit në territorin e cairit në rrugën Xhon Kenedi,Cvetan Dimov,Kristijan Todorovski Karposh,Kejmall Sejfulla dhe në rrugën LLazo Trpovski. Të gjithë kontejnerët metalik i kemi zëvendësuar me kontenierë të ri prej plastike ,unë do ti lus qytetarët që tani të jenë më të kujdesshëm që në këto kontenierë të mos hudhin  material që mund të krijojnë zjarr sepse janë prej plastike dhe mund të shkatërrohen” – tha Drejtori i Higjienës Komunale, Rakip Doçi.

Për të ngritjen e vetëdijës për ambient të pastërt u angazhua edhe myftinia e Shkupit.

“Pastërtia është  edhe prej konditave të fesë islame,është pjesë e besimit ,për atë do të kërkojmë edhe nga teologët hoxhallarët tonë që ti qasen më tepër kësaj teme dhe nëpër ligjëratat e tyre javore që i mbajnë nëpër xhamitë tona të ndikojnë pozitivisht në ngritjen e vetëdijes, dhe të ndihmohet ky si aksion” – u shpreh myftiniu i Shkupit, Ibrahim Shabani.

Në kuadër të aksionit të sotëm në 10 lokacione në tërë territorin e Çairit janë  vendosur kontejnerë të mëdhenj prej 5 metrash kub  me qëllim që sot dhe nesër tu mundësojnë qytetarëve  që të gjitha orenditë e vjetra, mbeturinat voluminoze ti hedhin në këto kontenierë. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)