Maqedoni
Deskovska: Mickovski bën mirë të shohë oborrin e tij
02.09.2019 12:28
Ministrja e drejtësisë, Renata Deskovska, thotë se Mickovski bën mirë ta shohë oborrin e tij

Ministrja e drejtësisë, Renata Deskovska, thotë se Mickovski bën mirë ta shohë oborrin e tij dhe të pyesë se çfarë pozitash përfaqëson partia e tij në bisedimet për ligjin. Sipas saj, deklarata e Mickoskit është krekosje e pafuqisë dhe e frustrimeve, pasi qëllimi i vërtetë i pozitave të VMRO-së lidhur me Ligjin për Prokurori Publike është tjetërsuar.
Nga LSDM-ja thonë se, megjithatë janë optimistë dhe shpresojnë se do të sigurohet shumica e nevojshme prej dy të tretash. Sipas tyre, zgjidhja më e dëshiruar është ligji të votohet me konsensus në seancë kuvendore, e cila sipas paralajmërimeve, duhet të mbahet më 10 shtator.
