Maqedoni

Përfundoi rikonstuimi i rrugës në Bit Pazar

02.09.2019 13:51

Me shënimin e sinjalizimeve rrugore gjatë natës...

Me shënimin e sinjalizimeve rrugore gjatë natës, ka përfunduar rikonstruimi i bulevardit “Krste Misirkov” në Bit Pazar.
 
Punimet kanë zgjatur 15 ditë. Nga Qyteti i Shkupit kanë bërë të ditur se janë rikonstruuar 1.350 metra në të dyja drejtime, nga qarkorja tek Gjykata, deri tek kryqëzimi në Bit Pazar.
 
Në ditët në vazhdim pritet të përfundoj tërësisht rikonstruimi i bulevardit Koço Racion, tek pishina Olimpike në Qendër.