Maqedoni

Dimitrov në forumin në Bled, u takua me Cerar, vazhdon mbështetja sllovene

02.09.2019 15:14

Në Forumin Strategjik të 14-të në Bled, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, u takua me ministrin e punëve të jashtme të Sllovenisë, Miro Cerar...

Dimitov informoi homologun e tij slloven për perspektivën e proceseve integruese europiane të Maqedonisë së Veriut, e cila në tetor pret dritë jeshile nga Këshilli i Bashkimit Evropian.

Ai shtoi se bashkëpunimi dhe mbështetja e vazhdueshme nga Sllovenia në këtë fushë është një simbol i miqësisë së sinqertë dhe një vizion i përbashkët evropian.

Në këtë takim dypalësh janë shkëmbyer mendime edhe për zhvillimet e aktualitetit politik në vend si dhe për rëndësinë e sundimit të Ligjit si garanci për sigurinë e rrugës demokratike, veçanërisht për vendet si Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia.