Nga e hëna fillon projekti “alo mjeku”

13.09.2014 17:02

Që nga dita e hëna do të filloj realizimi i projektit ‘Alo mjeku’ nëpërmjet të cilit qytetarët duke thirrur numrin 15-123 qytet do të mundë të marrin këshilla mjeksore nëpërmjet telefonit.....

Këshillat do të jepen nga specialist me përvojë mbi 10 vjeçare theksoi Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov. 

Një pjesë e specialistëve që punojnë janë mjek që sapo kanë dal në pension me një përçoj të madhe të cilët do të mund të vlerësojnë nga simptomat, që do t’i dëgjojnë nëse bëhet fjalë për diçka që mund të jetë këshillë përmes telefonit apo diçka që është urgjente  dhe atëherë mund ta orientojnë thirrjen në shërbimin e urgjencës’, tha Todorov.

Me këtë proekt pretendohet zvoglimi i thirrjeve te panevojshme të ndihmës së shpejtë. Thirrja do të tariforet sipas çmimit të thirrjes së zakonshme telefonike, të rrjetit fiks.

Në projekt do të kyçen edhe drejtorë të klinikëve, të cilët në telefon do të përgjigjen nga ora 18:00 deri në ora 22:00.