Maqedoni

Rasti "Zhvatja", Filipovska dhe Micevski u ftuan në Prokurori

02.09.2019 16:49

Prezantuesja dhe shoqja e ngushtë e të akuzuarit, Bojan Jovanovski -Boki 13, për rastin "Zhvatja", Lila Filipovska...

Prezantuesja dhe shoqja e ngushtë e të akuzuarit, Bojan Jovanovski -Boki 13, për rastin "Zhvatja", Lila Filipovska, është marrë në pyetje në Prokurorinë për krim të organizuar dhe Korrupsion.
 
Ajo në dalje nga Prokuroria nuk u ndal të përgjigjet për rrethanat për të cilat është ftuar të dëshmojë rreth rastit "Zhvatja".
 
- Për çka saktësisht dhatë dëshmi?                                                         
“Nuk mund ta them, ju tregon Prokuroria”,- tha dëshmitarja, Lila Filipovska – prezantuese.
 
Ajo gjithashtu injoronte pyetjet e gazetarëve, duke refuzuar të  përgjigjet se nëse ka qenë me një automobil ditën kur është arrestuar Bojan Jovanovski  dhe se a e ka vizituar të njëjtin në burg. Filipovska ia filloi të qesh rreth pyetjes nëse i ka dhënë hua të akuzuarit Jovanovski.
 
- A është e vërtetë se i keni dhënë hua?           
                           
Qeshi prezantuesja, Lila Filipovska.
 
Pas Filipovskës, për të dëshmuar sërish është ftuar biznesmeni, Siljan Micevski. As ai nuk u ndal për t’iu dhënë përgjigje pyetjeve të gazetarëve, ndërsa kalimthi tha se do t’i kërkojë t’i kthehen të hollat prej 720 mijë euro dhe se të njëjtat nuk ia ka dhënë Liljana Todorovskës por Aleancës Ndërkombëtare, ku drejtues është Bojan Jovanovski.
 
Edhe pse në llogari të A leancës Ndërkombëtare i ka dorëzuar të hollat, Micevki tha se nuk ka pasur takime me Boki 13 dhe se për mënyrën se si do t’i kthejë të hollat na adresoi të pyesim  atë.
 
“Sigurisht se do t’i kërkoj. Nuk ia kemi dhënë askujt, por Aleancës Ndërkombëtare”,- tha biznesmeni, Siljan Micevski.
 
Todorovska për rastin “'Zhvatja" kishte dëshmuar 10 ditë më parë. Ajo tha se kishte tërhequr kesh paratë që kishte paguar Micevski në llogarinë e saj dhe më pas ia kishte dhënë një personi tjetër në organizatën e Boki 13, pa treguar se kujt.
 
Për rastin "Zhvatja" në paraburgim janë Bojan Jovanovski, Zoran Milevski dhe prokurorja speciale, Katica Janeva. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI