Komunat në bashkëpunim me Kompanitë ESKO, do të vendosin ndriçim rrugor energjetik më efikas

02.09.2019 17:15

Çdo kompani e cila ka një pikë të përbashkët me ndriçimin rrugor publik, qoftë distributor i dritave....

Çdo kompani e cila ka një pikë të përbashkët me ndriçimin rrugor publik, qoftë distributor i dritave, instalues apo kompani për mirëmbajtje, do të mund të aplikojë për realizimin e projektit për efikasitet energjetik ESKO.

Bëhet fjalë për të ashtuquajturin model ESKO, i cili do të jetë me  partneritet publiko-privat, ku firmat do të ofrojnë shërbime në sektorin energjetik dhe do të financojnë projektin, ndërsa pastaj komunat do të paguajnë nëpërmjet  kursimeve të gjeneruara. Qëllimi i këtij projekti është ulje e shpenzimeve të energjisë elektrike, shërbimi më i mirë për qytetarët dhe lufta kundër ndryshimeve klimatike.          

“Financimi i ESKO-s projekteve, realizimi dhe garanci për punimet  gjati gjithë kohës deri në përfundimin e kontratës është në përgjegjësi të ESKO - kompanive. “ESKO” kompanitë do të duhet ta bëjnë ndriçimin rrugor me efikasitet energjetik dhe për një periudhë të caktuar do të menaxhojnë me të. Komunat praktikisht i paguajnë projektet përmes anuiteteve mujore nga kursimet e shpenzimeve të energjisë të cilat paraprakisht i kanë përllogaritur kompanitë”,- theksoi koordinatori i projektit, Zdravko Stefanovski.

“Kompanitë ESKO do të duhet të përllogarisin harxhimin e energjisë  nga pajisjet të cilat janë në hapësirat ekzistuese, të japin propozim për masa për efikasitet energjetik dhe në bazë të asaj të përllogarisin se sa kursim mund të arrihet me aplikim e atyre masave. Kompanitë ESKO do të mund të fitojnë nëpërmjet realizimit të projektit, ku do të kemi ulje të faturave për energjinë elektrike”,- u shpreh koordinatorja në sektorin për energjetikë në Ministrinë e Ekonomisë, Valentina Stardelova.

20 komuna kanë shfaqur interes për t’iu bashkuar projektit gjatë muajve të fundit, të cilat përveç ndriçimit rrugor do të mund të përgatisin projekte për ngrohje dhe ftohje, si dhe projekte për ujësjellës të vegjël. (Gazmend Kurtishi, TVM2)