Pasi iu djeg shtëpia, familja Veliu ka nevojë për ndihmë

13.09.2014 17:14

Është dashur vetëm një shkëndije e vogël elektrike që mundi dhe pasuria e tyre të cilën e kanë fituar me vite të bëhet shkrumb e hi.........

Familjarët rrefejnë se kanë arritur të shpëtojnë 6 antarët të familjes të cilët në orën 3 të mengjesit kanë qenë duke flejtur, po të mos u kishte dalë gjumi e gjithë familja do të pësonte nga ky zjarr.

“Allahu na ndihmoftë kush na ndihmon, më keq nuk ka,  sic po e shikoni vet , pasi nuk na zu prefund, kur ka rënë kjo këtu kam qenë” – tha pronari i shtëpisë, Vaxhid Veliu.

“I doli flaka, I morëm fëmijët I nxorrëm jasht ,na ndihmuan për të fikur zjarrin, desha të shtyj disa tesha në korrit por nuk guxova të hyjë, I lash teshat të gjitha. 32 vite mezi kanë arritur të sigurojnë shtëpin dhe orendit brenda  dhe sot e kanë në këtë gjendje” – tha Sherife Veliu, e shoqja e Vaxhidit.

“Kemi parashtruar kërkesë në shoqata humanitare na kanë premtuar dicka, me kushtet që I kemi ne nuk kemi mundësi  ta sanojmë bëmin që na është bërë ishalla kujton Zoti kujton dikush sado kudo pak” – tha Veton  Veliu.

"Kemi qenë me kushte të vështira mezi që kemi mbijetuar për një kafshat bukë për fëmijët edhe kjo na ndodhi  dhe u bë edhe më rrënd për ne. Me vite mezi kemi arritur këtu të vim deri në këtë orendi që e shihni edhe vet por edhe ajo që e kishim shkoj” – tha Nazife Veliu.

Ata kanë shumë nevoj për përkrahje, pasi 6 antarët vazhdojnë të flejnë këtu, është në pyetje shëndeti i dy pleqve, dy fëmijëve dhe dy bashkëshortëve dhe sa më shumë të jetojnë në këtë ambient aq më shumë u keqësohet shëndeti. (Rina Turkeshi – Saiti, TVM2)

NUMËRI I KONTAKTIT TË FAMILJES       070 621 488