Botë

Përplasen dy autobusë, 15 të vdekur, 22 të plagosur

03.09.2019 11:03

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur...

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy autobusëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një autostradë në Sudan.
 
Sipas policisë raportohet se aksidenti ndodhi pasi njëri nga autobusët tentoi të parakalojë me një shpejtësi të madhe. Ai u përplas me autobusin tjetër që po vinte nga korsia e kundërt.
 
Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Sudan, kjo për shkak të infrastrukturës jo të mirë rrugore, por edhe për shkak të mos zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
 
Organizata Botërore e Shëndetit tha se në vitin 2018 në Sudan  aksidentet rrugore vranë më shumë se 10,000 persona./Ora News