Për rastin “Trajektorja”, avokatët: Janevës e Stefanovës t’i merren kompetencat
Avokatët e të akuzuarve në rastin e PSP-së, “Trajektorja”....

Avokatët e të akuzuarve në rastin e PSP-së “Trajektorja” kërkuan ndërprerjen e gjykimit deri në shkarkimin e plotë të kryeprokurores speciale në largim, Katica Janeva, por gjykata nuk e pranoi një kërkesë të tillë dhe seanca vazhdoi me paraqitjen e dëshmive me shkrim nga ana e Prokurorisë Speciale.
Avokati i disa të pandehurve, Elenko Milanov, që dje kërkoi marrjen e kompetencave të Janevës nga rasti “TNT”, në seancën gjyqësore kërkoi përjashtim të Janevës dhe prokurores tjetër speciale, Lile Stefanovës.
Në kërkesën dërguar Kuvendit, Këshillit të Prokurorëve dhe Gjykatës, pala mbrojtëse vlerëson se prokuroret e Prokurorisë Speciale nuk kanë më autorizim dhe kredibilitet për të përfaqësuar organin e akuzës.
PSP në rastin “Trajektorja” akuzon katër ish zyrtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së, Gruevski, Janakievski, Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugët Shtetërore”, Lupço Georgievski, akuzohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë tejkaluar autorizimet e tyre dhe kanë shkelur dispozitat ligjore gjatë përzgjedhjes së kompanisë kineze “Sinohidro” për ndërtimin e autostradave Miladinoci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, edhe pse kanë pasur ofertë më të mirë nga një kompani tjetër, duke dëmtuar buxhetin e shtetit për të paktën 155 milionë euro.
Gjykimi i radhës është caktuar më 16 shtator. (Rexhep Qamili, TVM2)
