Ekonomi

Kompania e telefonisë VIP, prej sot pjesë e Grupacionit A1 Austria

03.09.2019 17:41

Brendi i Kompanisë së telekomunikacionit VIP, nga sot ndryshon emrin e saj në A1 dhe behet pjesë e grupacionit të A1 Telekom Austria...

Brendi i Kompanisë së telekomunikacionit VIP, nga sot ndryshon emrin e saj në A1 dhe behet pjesë e grupacionit të A1 Telekom Austria, i cili operon në shtatë vende të rajonit, prej ku nga viti 2007 publikoi se gradualisht do ta vendosin  brendin A1 në të gjitha kompanitë e tyre.
 
A1 synon të përforcojë pozitën si partner i besueshëm për klientët dhe t’u ofrojë shërbime më cilësore me një infrastrukturë komunikimi, e cila do të jetë e gatshme edhe për teknologjinë 5g.
 
Nga kompania informojnë klientët se nuk është e nevojshme që pajisjet ekzistuese, numrat e llogarive ose kontratat t’i zëvendësojnë apo ndryshojnë.
 
“Roli ynë është që klientët dhe partnerët tanë t’i integrojmë në procesin e digjitalizimit. Digjitalizim do të thotë të kthehen zgjidhjet inovative si për shërbimet ashtu edhe për produktet. A1 është një brend i cili i përgjigjët epokës moderne dixhitale, do të kemi  përfitime nga ekspertët vendorë për t’u integruar në grupacion. Do të ketë shërbime të ndryshme në telefoninë celulare, TV, internet, dhe shumë shërbime të tjera”,- theksoi drejtori ekzekutiv i A1 – Maqedoni, Mislav Galler.
 
Grupacioni A1 Telekom Austria, i cili radhitet në bursën në Vjenë, është udhëheqës provajder i zgjidhjeve komunikuese në Evropën Qendrore dhe Lindore, me rreth 24 milionë shfrytëzues, ndërsa në fund të vitit 2018 të ardhurat e Grupit A1 arritën shumën rreth 4 e gjysmë miliardë euro. 
 
GAZMEND KURTISHI