Mexhiti: Emrat e shkollave, vullnet i qytetarëve
Pas plasimit të lajmit në media se në shkollën fillore Hasan Prishtina të komunsë së Çairit është hequr tabela me mbishkrimin e ri, gjoja me urdhër të drejtoreshës, kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, ka mohuar çdo mundësi të heqjes së kësaj tabele.........

Pas plasimit të lajmit në media se në shkollën fillore Hasan Prishtina të komunsë së Çairit është hequr tabela me mbishkrimin e ri, gjoja me urdhër të drejtoreshës, kryetari i komunës së Çairit Izet Mexhiti, ka mohuar çdo mundësi të heqjes së kësaj tabele pasi siç shprehet ai, procedura e tabelave është e kryer dhe se ato nuk janë vendosur për tu hequr.
“Tabelat që janë vendosur në shkollat ku janë ndryshuar emrat qoftë në shkollën e dikurshme “Dame Gruev”, apo në “7 Marsi”, e cila është vecme prcedurë e kryer, qoftë në shkollën “Kongresi I Manastirit” që është emërtim i ri, qoftë në shkollat që janë ndëruar, tabela nuk janë vendosur për tu hequr, por janë vendosur për të mbetur aty, sepse është vullnet I qytetarëve, vullnet i prindërve dhe vullnet i udhëheqësisë së shkollës – tha Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
Tabela me mbishkrimin “Shkolla Fillore “Hasan Prishtina”, është e vërtet që nuk ka qenë në vendin e saj për pak kohë, pasi aksidentalisht është goditur me top nga nxënësit gjatë ores së edukates fizike dhe ka pasur nevojë për riparim.
Autoritetet e shkollës thonë se tabela me mbishkrimin e Hasan Prishtinës është rrëzuar aksidentalisht nga nxënësit e shkollës të cilët në atë kohë po mbanin orën e edukatës fizike mirëp[o ajo është rrivendosur menjëherë.
