Prokuroria: U vjetrua lënda për Kezharovskin

03.09.2019 19:00

Gazetari, Tomisllav Kezharovski, nuk do të gjykohet për rastin “Likuidimi”...

Gazetari, Tomisllav Kezharovski, nuk do të gjykohet për rastin “Likuidimi”, pasi lënda është vjetruar. Kështu thuhej në aktvendimin e shpallur sot nga Maria Gjorgjieva - prokurore në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Kezharovski fillimisht u dënua me 4 vjet e gjysmë burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, vendimi i së cilës u ulë në dy vjet nga Gjykata e Apelit.

Tomisllav Kezharovski akuzohej për zbulimin e identitetit të një dëshmitari të fshehur.

Përveç Kezharovskit, në këtë rast ishin dënuar edhe 8 persona të tjerë.