Shekerinska: NATO e verifikoi progresin, edhe BE do ta bëjë

03.09.2019 18:41

Shpresojmë shumë se ratifikimi do të ndodhë për periudhë të shkurtë...

“NATO e verifikoi progresin tonë dhe e dërgoi porosinë se i mbështet marrëdhëniet e mira fqinjësore,  zgjidhjen e çështjeve rajonale dhe promovimin e stabilitetit përmes përmirësimit të marrëdhënieve politike mes të dy vendeve. Kjo ishte situatë “uin-uin” edhe për Maqedoninë e Veriut, por edhe për NATO-n dhe nuk është rastësi që aq shumë vende shpejt e ratifikuan marrëveshjen”,- tha ministrja e Mbrojtjes, Radimilla Shekerinska, në panelin e titulluar “Çfarë vijon? – pikëpamja e sigurisë euroatlantike, 70 vjet pas Marrëveshjes së Uashingtonit”, që u mbajt në kuadër të Forumit strategjik të Bledit.

“Shpresojmë shumë se ratifikimi do të ndodhë për periudhë të shkurtë. Malit të Zi iu desh 18 muaj, ndërsa ne shpresojmë se do të përfundojë për 10 muaj. Ka shumë punë të panjohura, si situata në Mbretërinë e Bashkuar, a do të formohet qeveria spanjolle pas zgjedhjeve e që mund ta zgjatë procesin, por lajmi kryesor ishte se NATO rekomandoi, ndërkaq duket që vendet anëtare të BE-së janë të gatshme ta ndjekin agjendën e njëjtë dhe t’i vlerësojnë sinjalet për progresin e Ballkanit. Patjetër duhet të jemi të guximshëm për Ballkanin, ne treguam transformim të shpejtë dhe erdhi koha që BE të tregojë se përparimi i shpejtë sjell zgjidhje të shpejtë. Nuk është kaq shpejt sa shpresuam, por tetori mund të jetë shans për ne, por gjithashtu edhe për BE-në”,- tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Zëvendës sekretari i përgjithshëm për siguri të përbashkët dhe politikën e mbrojtës të Unionit, Pedro Serano, i cili tha se qëndrimi i BE-së është t’i përkushtohen ardhmërisë në të cilën Ballkani është pjesë e BE-së.

“Nga aspekti ynë nuk ka Evropë të sigurt dhe stabile, derisa të përfundojë ky proces. Procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor është në vijim”,- tha Serano. Forumi strategjik i Bledit çdo vit është vendi ku takohen politikanë dhe krerët shtetërorë botërorë dhe evropianë me ndikim.

Forumi paraqet një pjesë konferencave kryesore ndërkombëtare në Evropën Qendrore dhe Juglindore. (Naim Ramadani, TVM2)