Regjistri Qendror: Një person i paautorizuar ka ndërhyrë në sistem

03.09.2019 19:24

Regjistri Qendror ka konfirmuar informacionin për ndërhyrje në sistemet e tyre...

Regjistri Qendror ka konfirmuar informacionin për ndërhyrje në sistemet e tyre nga një person i paautorizuar, i cili ka siguruar të dhëna nga regjistrat e drejtuar nga ky institucion.

“Ndërhyrja është realizuar duke abuzuar me sigurinë dhe duke kapërcyer pengesat e sigurisë nga ndërmarrja për përpunimi e të dhënave, hosting dhe aktivitete të ngjashme “INFOGUP-Shkup”. Kështu që ky person juridik ka siguruar të dhëna të paautorizuara nga regjistrat e mirëmbajtur nga Regjistri Qendror”,- thuhet në një deklaratë me shkrim nga Regjistri Qendror.

 Po ashtu bëhet e ditur se gjatë ndërhyrjes, sistemi nuk ka pësuar dëme.

“Të gjitha sistemet dhe shërbimet e Regjistrit Qendror funksionojnë pa probleme dhe janë të kapshme për të gjithë përdoruesit, ndërsa të dhënat mbrohen në mënyrë të duhur”,- thuhet në deklaratë.

Për këtë vepër është arrestuar ish-deputeti i PRSD-së, Lubomir Josifovski, i cili akuzohet për veprën “kyçje të paautorizuar në sisteme kompjuterike”. Ai mbrëmë është dorëzuar në stacionin policor BEKO për t’u intervistuar.