Uragani “Dorian”, pesë persona humbën jetën në ishullin Abako

03.09.2019 19:33

Së paku pesë persona humbën jetën në ishullin Abako....

Së paku pesë persona humbën jetën në ishullin Abako, që u prek nga Uragani “Dorian”. Në media janë publikuar pamje tronditëse, familjarët duke tentuar të shpëtohen nga rrjedha e furishme.

Uragani “Dorian” u zvogëlua në stuhi të kategorisë tre, por mbetet i stacionuar në veri të ishujve Bahamas. Fuqia e erërave ra në 205 kilometra në orë, por Grand Bahamas pritet të përballet së paku edhe me një ditë të shirave të furishëm. Kryeministri i Bahamas, Hubert Minnis, tha se uragani shkaktoi përmbytje masive, shkatërroi shtëpi dhe rrëzoi drunj. Vendi është "në mes të një tragjedie historike", tha Minnis.

Dorian ka zbarkuar në Bahamas fillimisht si stuhi e kategorisë pesë, me erëra deri në 250 kilometra në orë.

“Dorian” është uragani i dytë më i fuqishëm që regjistrohet në Atlantik. Ai pritet të lëvizë afër bregut lindor të ShBA-së, ndërkohë që shtetet amerikane: Florida, Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe Karolina e Jugut, kanë shpallur tashmë gjendje të jashtëzakonshme.