Britani, kërkohet shtyrja e datës së Brexit-it

03.09.2019 20:12

Ligjvënësit britanikë synojnë të marrin kontrollin e agjendës politike...

Ligjvënësit britanikë synojnë të marrin kontrollin e agjendës politike, për të penguar Brexit-in, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, pa marrëveshje me bllokun. Ish-kancelari Philip Hammond ka deklaruar se beson që ka mbështetje të mjaftueshme për ligjin, që do të kërkonte shtyrjen e datës së Brexit-it.

Përpjekjet e tilla sfidojnë kryeministrin Boris Johnson, i cili këmbëngul se Brexit-i duhet të ndodhë më 31 tetor, me ose pa marrëveshje me BE-në.