Maqedoni
Parashikimi i motit
04.09.2019 09:02
Sot do të mbajë mot me diell, pasdite me vranësira të dendura...

Sot do të mbajë mot me diell, pasdite me vranësira të dendura, më të theksuara për gjatë maleve. Në pjesët veriore do të fryjë erë e përforcuar veriore e cila do të shkaktojë ulje të temperaturës së ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë celsius. UV indeksi do të jetë 6.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me erë nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 15 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 28 gradë Celsius.
Nga dita e premte moti do të ndryshojë ku do të pritet dhe reshje të shiut.
