Maqedonia me shumë qytete të vjetra
Duke i mësuar qytetërimet e vjetra, krijojmë një vizion për të ardhmen, kur e kemi parasyshë se praktika e shteteve të zhvilluara parasheh të paktën një here në vit të vizitohen qytetet e vjetra......

Një gjë të tillë e konfirmon edhe historiani Skender Hasani, duke dhënë një vlersim të tijin për rëndësinë e njohjes së qytetërimeve të kaluara të cilat kanë lënë gjurmë në vendin tone.
“Territori i Maqedonisë së sotme për fat të mirë ka qenë i banuar nga qytetërime të ndryshme, gjatë gërmimeve arkeologjikë ato janë zbuluar dhe në vend që të shërbej që të njihet sa më mirë historia e atyre qytetëve për fat të keq politika ditore pengon me arsye të ideologjisë së tyre për te krijuar një identitet për interesa të veta shterore. Pra ato shtrembërojnë historinë. Për fat të mirë autorë të vjetër dhe ato që nuk janë të ngarkuar me ideologji të caktuar kanë dhënë vlersimin e denjë të tyre për historinë e qytetëve të vjetra. Un shpresoj që shkenca në Maqedoni do të dal në rrugën e mbarë që gjeneratat e reja të mësojnë drejtë dhe pse jo edhe ti vizitojnë kto qytete” – tha historiani, Skender Hasani.
Ndërkohë studjuesi tjetër Mexhit Pollozhani për të njëtën temë deklaroi.
“Kur bëhet fjalë për të kaluarën njerzitë jo gjithmonë kërkojnë argumente ose fakte arkeologjike. Në kopleksin e sotëm historik do kishin rëndësi në shumë aspekte sidomos politike. Njëri është që të merret dëshmi dhe argumente të verifikuara që mos të bëhen abuzime me trashigiminë kulturore historike tonën sidomos kur bëhet fjalë për qytet të cilat i hasim në burimet shkencore, të cila presin punën e arkeologut për ndricimi të mëtejshëm. Politika jonë duhet të meret më seriozisht të krijojë kuadro sepse pala tjetër vec më ka dhe rëndësi është të dimë më shumë për qytetet siç janë Draudakum, Uskana dhe Damastion” – deklaroi Mexhit Pollozhani, studiues.
Civilizimet duhet të jenë inkluzive dhe jo përjashtuese thonë studjuesit e njohur në Maqedoni. Së këndejmi ndricimi i qyteteve të vjetra është në interest ë të gjithve në Maqedoni pa përjashtim. (Memedali Jusufi, TVM2)
