Maqedoni

“Zhvatja”, sot dëshmon deputetja Remenski

04.09.2019 11:27

Pas moderatores, Lila Filipovska, biznesmenët, Siljan Micevski dhe Ardian Amzoski....

Pas moderatores, Lila Filipovska, biznesmenët, Siljan Micevski dhe Ardian Amzoski, sot në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion deklaratë duhet të japë edhe deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski, lidhur me rastin “Zhvatja”. Ajo pas ca kohe ka deklaruar se nuk ka asgjë kundër Prokurorisë Themelore Publike që të hetojë se cili është funksioni i saj i nderit në organizatën joqeveritare të Bojan Jovanovskit dhe se e njëjta është në dispozicion të shpjegojë gjithçka që i intereson dhe për gjithçka që kanë dilemë. Pas zbardhjes së aferës “Reket”, Remenski është përmendur si kryetare nderi e Lidhjes Ndërkombëtare të Bojan Jovanoski – Boki 13.
 
Micevski para Prokurorisë deklaroi se ka transferuar para në llogari të Lidhjes Ndërkombëtare dhe jo në llogari të Liljana Todorovskas. Bëhet fjalë për 720 mijë euro të cilat, siç tha, do të kërkojë t’i kthehen. Moderatorja, Lila Filipovska, pasi doli nga Prokuroria nuk deshi të japë deklaratë për mediat. Ekipeve të gazetarëve u dërgoi puthje me fjalët “tung shoqëri”. Amzoski në llogarinë e Lidhjes Ndërkombëtare të Boki 13 i ka paguar 260.000 euro për partneritet strategjik dhe bashkëpunim afarist. 
 
Lidhur me rastin “Reket” të dyshuar dhe në paraburgim janë Bojan Jovanovski – Boki 13, Zoran Milevski – Kiçeec dhe Prokurorja Publike Speciale, Katica Janeva.