Maqedoni
Gjykata Themelore - Shkup, seanca gjyqësore për “Titanik” dhe “Fortesa 2”
04.09.2019 11:56
Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot mbahen seanca të reja për lëndët “Titanik” dhe “Fortesa 2” të PSP-së....

Seanca paraprake për rastin “Titanik” u shty që Këshilli Gjyqësor të vendos për kërkesën e mbrojtjes së të akuzuarve për ndërprerjen e procedurës deri në zgjidhjen e situatës me prokuroren speciale, Katica Janeva, e cila, sipas tyre, është e vetmja kompetente t’i përfaqësojë lëndët e PSP-së. Për rastin “Titanik” akuzohen ish-kryeministri, Nikolla Gruevski, dhe ish zyrtarë të qeverisë së kaluar. Ata janë të dyshuar për bashkëpunim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së votuesve për të votuar, ryshfet në zgjedhje dhe votim, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të financimit të fushatës zgjedhore.
Në lëndën “Fortesa 2” i akuzuar i parë është shefi i Drejtorisë së pestë, Goran Grujovski, si edhe gjashtë të punësuar në DSK. Seanca e kaluar u shty për shkak të mosdorëzimit të aktvendimit të Gjykatës Supreme të Greqisë nga ana e Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut. Të akuzuarit në lëndën “Fortesa 2” gjykohen për falsifikim të dokumentit zyrtar dhe për shkatërrimin e dokumentacionit zyrtar lidhur me përgjimin e kundërligjshëm. Dokumentacioni ndërlidhet me dy sistemet e përgjimit të kundërligjshëm, të cilët sipas PSP-së janë shkatërruar gjatë vitit 2014.
