Botë

Protestuesit e Hong Kong fitojnë 1 nga 5 kërkesat

04.09.2019 14:19

Udhëheqësja e Hong Kong, Carrie Lam është shprehur se ajo do të tërheqë projekt-ligjin....

Udhëheqësja e Hong Kong, Carrie Lam është shprehur se ajo do të tërheqë projekt-ligjin e diskutueshëm të ekstradimit me Kinën, që shkaktoi protesta masive në vend.
 
Propozimi, i prezantuar në prill, do të lejonte kriminelët e dyshuar që të ekstradoheshin në territorin e Kinës.
 
Projekt-ligji u pezullua në qershor. Por tani Lam vendosi ta tërheqë.
 
Tërheqja e plotë e projekt-ligjit është një nga pesë kërkesat kryesore të protestuesve, të cilët gjithashtu bëjnë thirrje për të drejta të plota demokratike.
 
Të hënën, Liam u dëgjua në një audio duke fajësuar veten për krizën politike në Hong Kong dhe se ishte e pafalshme që shkaktoi një shkatërrim kaq të madh. Gjithashtu u dëgjua duke thënë se do jepte dorëheqjen nëse do kishte mundësi.
 
Projekt-ligji i ekstradimit tërhoqi shpejt kritikat pasi u zbulua në prill.
 
Sipas kundërshtuesve të ligjit, ai do të dëmtonte liritë ligjore të Hong Kongut dhe mund të përdoret për të frikësuar ose heshtur kritikët e Pekinit.
 
Hong Kong është tani në javën e 14-të rresht të demonstratave. Ndërsa protestat janë zhvilluar me përplasje mes policisë e protestuesve./Ora News