Maqedoni

Rebalanci i buxhetit, Hoxha: Mbështetje punësimeve të reja, rritje pagash

04.09.2019 14:41

Me rebalancin e buxhetit do t’u ndahen më shumë para qytetarëve e do të mbështeten fuqishëm bizneset....

Me rebalancin e buxhetit do t’u ndahen më shumë para qytetarëve e do të mbështeten fuqishëm bizneset për hapjen e vendeve të reja të punës dhe për të dhënë paga më të mëdha, vlerësojnë nga Qeveria. Zëdhënësi qeveritar, Muhamed Hoxha, siguron se kjo do të shërbejë për ndërtimin e një ekonomie të fuqishme e cila do të hapë shanse për të gjithë. 
 
“Janë parashikuar 200 milion denarë shtesë për politikë dhe masa aktive për punësim si mbështetje e punësimit, në të cilën është e kyçur edhe masa e re për mbështetjen e të rinjve për të prodhuar. 183 milion denarë për sistemin kolektorë për mbrojtjen e liqenit të Ohrit. Më shumë transfer të buxhetit për Fondin e Sigurimit Pensional dhe Shëndetësor për 815 milion denarë. Vëmendje të veçantë Qeveria e RMV-së do t’i kushtojë masës për subvencionimin e kontributeve të sigurimit social për ndërmarrjet të cilat do t’i rrisin rrogat e punësuarve të tyre deri më 100 euro. Me këtë masë eliminohet ekonomia e zezë dhe dhënia e rrogave në kesh. Për këtë masë janë paraparë 400 milion denarë”,- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.