Maqedoni

Shtatori, muaji i vetëdijesimit: Zbulimi në kohë i sëmundjeve malinje zgjat jetën

04.09.2019 16:59

Numri i të sëmurëve me sëmundje malinje në gjak është dyfishuar...

Numri i të sëmurëve me sëmundje malinje në gjak është dyfishuar. Vitin e kaluar u zbuluan 91 të sëmurë me leukemi akute.

Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti janë edhe 50 të sëmurë të rinj të diagnostikuar me leukemi akute, sëmundje kjo që bashkë me limfomën dhe mielemin janë më të shpeshtat e hasura ndër pacientët me sëmundje malinje gjaku. E për fat të keq grupet më të rrezikuara janë fëmijët dhe adoleshentët.

Shtatori është muaji i rritjes së vetëdijes ndaj zbulimit në kohë të sëmundjeve malinje. Në 2018 u zbuluan 495 pacientë me sëmundje hematologjike malinje, e kjo shifër pritet të rritet madje deri në 15%.

“Prej tyre 50% do të jenë me limfomë, një e treta me leukemi akute e rreth 20% me mielom. Të tjerët do të kenë sëmundje më të rralla hematologjike malinje. Zbulimi në kohë sigurisht që ndikon në zhvillimin e sëmundjes, pra rreth 60% e pacientëve që diagnostikohen me leukemi akute jetojnë edhe 5 vite me limomë, madje shifra e tyre arin në 80%”,- u shpreh drejtoresha e Klinikës së Hematologjisë, Irina Panovska-Stavridis.

Filipçe: 30 ilaçe të reja për pacientët me kancer

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, thotë se në vend për herë të parë janë siguruar trajtime moderne dhe më të mira mjekësore me ilaçe biologjike, për pacientët me kancer. 

“Bëhet fjalë për 30 ilaçe të reja biologjike që janë jashtëzakonisht të shtrenjta dhe Ministria ka arritur t'i sigurojë ato për shumicën e pacientëve që janë me malinjitetet hemato–onkologjike, si dhe për  pacientët me tumore të ngurta”,- tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Shoqata “Borka - për çdo ditë të re”: Të ndryshohet dhe zgjerohet lista pozitive

Nga  Shoqata “Borka - për çdo ditë të re” thonë se përveç zgjerimit të terapisë në të ardhmen shpresojnë që do të ndryshohet edhe lista pozitive e barnave.

“Kemi qasje të një numër i madh i mundësive të terapive që deri më tani nuk ishin në dispozicion për pacientët tanë dhe sinqerisht shpresojmë që ky trend pozitiv do të vazhdojë dhe sistematikisht do të zgjidhet zgjerimi  dhe  ndryshimi i listës pozitive”,- theksoi kryetarja e Shoqatës “Borka –Për çdo ditë të re”, Biba Dodeva.

Rreth një milion njerëz në të gjithë botën jetojnë me limfomë dhe rreth 1.000 njerëz diagnostikohen me sëmundje çdo ditë.

Sipas studimit, më pak se 50% e njerëzve janë të informuar për sëmundjen që është potencialisht kërcënuese për jetën dhe 75% e popullsisë nuk e di që limfoma është një kancer.  (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)