TAKSISTËT
Konkurs, taksistët të mësojnë anglishten
13.09.2014 17:59
Minsitria e Transportit dhe Lidhjve dhe Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale kanë shpallur konkurs publik për paraqitjen e taksitëve të të licencuar për të ndjekur kursin e gjuhës angleze......

Trajnimi i cili përmban 80 orë, do ta kryejnë profesorë të gjuhës angleze, ndërsa shpenzimet do të sigurohen nga buxheti i komunave, sqaroi zëdhënësi i MInsitrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Dragan Simonovski.
"Qëllimi është të merret shërbim më cilësor me taksi, posaçërisht për turistët të cilët e vizitojnë Maqedoninë”, tha ai.
Çertifikata për njohjen nivelit themelor A1 të gjuhës angleze për taksistët është e detyrueshme prej 1 janarit të vitit 2017. Konkursi nuk ka të bëjë me taksistët e licencuar në qytetin e Shkupit.
