Strategji e re e Klubit të Deputetëve, më shumë punë për uljen e pabarazisë gjinore
Klubi i Deputeteve punon në hartimin e një strategjie për komunikim....

Klubi i Deputeteve punon në hartimin e një strategjie për komunikim, që ka si qëllim avancimin e pozitës së gruas.
Sipas deputetes, Gjylymsere Kasapi, kjo strategji synon afrimin dhe shoqërimin e të gjitha deputeteve pa marrë parasysh përkatësinë fetare dhe kombëtare në të gjitha segmentet dhe nivelet e shtetit. Sipas ekspertëve, nevojitet që edhe mediat të trajtojnë më shumë temat që kanë të bëjnë me barazinë gjinore.
“Klubi i deputeteve në mënyrë bazike dhe themelore i punon të gjitha analizat që kanë të bëjnë me barazinë gjinore dhe gjithë këto iniciativa besoj se do të ndikojnë pozitivisht në punën e Klubit të Deputeteve”,- tha deputetja e LSDM-së, Gjylymsere Kasapi.
“Kemi bërë analiza se si është pozita e tashme e klubit të deputetëve dhe komunikimi në shoqëri, cilat janë mundësitë. I identifikuam edhe anët e dobëta dhe e bëmë një dokument, i cili do të shqyrtohet, i cili i jep drejtimet themelore për atë se si klubi i deputeteve do të komunikojë me të gjitha anët e prekura në të ardhmen për ta arritur qëllimin e tij strategjik, ta ulë pabarazinë gjinore”,- tha eksperti i komunikimit, Goce Pacimski. (Belinda Koka Ademi, TVM2)
