Ahmeti: Fati i PSP-së, konform ligjit për PTHP-në, devijimi sjell pasoja

04.09.2019 20:14

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, është i prerë në qëndrimin e integristëve për fatin e PSP-së...

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, është i prerë në qëndrimin e integristëve për fatin e PSP-së. Sipas tij, duhet respektuar në tërësi ajo për të cilën janë marrë vesh partitë në Përzhinë e të vendoset konform ligjjit për Prokurorinë Publike, çdo devijim do të kishte pasoja.

“BDI ka qëndrim të prerë që të respektohet ligji mbi Prokurorinë Speciale e të veprohet conform kornizave të ligjit mbi prokurorinë i dakorduar mes të gjitha palëve aktorë të ngjarjeve të para 4 viteve. Ne kërkojmë që ky ligj të respektohet. Cdo devijim nga ky ligj, ka pasoja për vendin për sistemin juridik”, deklaroi Ahmeti pas mbledhjes së kryesisë qëndrore të BDI-së,  ku u diskutua rreth organizimit të kongresit të radhës dhe zhvillimeve të tjera në vend, përfshirë edhe vetingun.