Konstituohet Këshilli Kombëtar i Sigurisë

04.09.2019 20:36

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski mblodhi në vilën presidenciale Vodno...

Presidenti Pendarovski mblodhi në vilën presidenciale Vodno,  Këshillin Kombëtar të Sigurisë në mbledhjen e parë konstituive.

Në këtë këshill  marrin pjesë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ,  kryeministri Zoran Zaev,  ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, si dhe drejtorët e organeve shtetërore të sigurisë. Përveç tyre në këshill bëjnë pjesë edhe këshilltarët e presidentit për siguri.

Ky këshill ka për detyrë t’i rekomandojë edhe vendime Qeverisë dhe Kuvendit.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet në situata kur cënohet siguria shtetërore dhe e qytetarëve.

“Në takim ishte i ftuar dhe kryetari i VMRO-DPMNE-së,  Hristijan Mickovski, por për fat të keq deri tani nuk kemi informacione se pse nuk ka ardhur në takim. Qëllimi që të marin pjes  dhe partit opozitare më të mëdha është sepse në këshillin e sigurimit nuk flasim për politika partiake por për politika sigurie shtetërore. Republika e Maqedonisë së Veriut në 40 derri 50 ditët e ardhëshme futet në një periudh që mund të jetë turbulente, si në aspekt politik por dhe në aspekt sigurie. Presim ratifikime të rëndësishme për anëtarsimin tonë në NATO, por gjithashtu presim edhe përgjigje nga Këshilli Europian për të marrë ftese për bisedime me BE-në. Situata e sigurisë është stabile dhe nuk ka indikatorë si brenda kufijve tanë dhe më gjëre, por gjithashtu mund të ndodhin gjëra që mund të rrezikojnë intëgritetin e vendit tonë. Duhet që të analizohen të gjitha informacionet që vijnë, duhet analizuar dhe duhet parë se  çfarë mund të ndodhë, shteti është në prag të futjes ne Aleancën Veriatlantike dhe hapjes së bisedimeve me BE-në. Me NATO-n jemi në rrugë të mbarë, por gjithashtu duhet të kihet kujdes se mund të ndodh diçka e pa paraparë” – tha Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.