“Dorian” godet Floridën, uragani dobëson forcën, rritet numri i viktimave
04.09.2019 20:56
Është rritur bilanci i viktimave nga uragani “Dorian”...

Është rritur bilanci i viktimave nga uragani “Dorian”, duke e çuar në 7 numrin e të vdekurve.
Siç raportohet nga Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, uragani është dobësuar duke rënë në kategorinë 2 të fortësisë.
Po sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve, “Dorian” ka prekur brigjet lindore të Floridas të martën në mbrëmje me erëra që arrijnë shpejtësi deri në 177 km/h. Uragani Dorian për disa ditë me radhë goditi Bahamas-in duke sjellë një shkatërrim masiv.
