Zelandë e Re, aksidentohet autobusi me turistë, 5 të vdekur

04.09.2019 21:33

Një autobus me turistë është aksidentuar në Rotorua të Zelandës së Re...

Një autobus me turistë është aksidentuar në Rotorua të Zelandës së Re. Bilanci tragjik i aksidentit është 5 të vdekur.

Aksidenti ndodhi teksa shoferi u përpoq të merrte një kthesë më të fortë, por nuk ia doli. Në autobus në momentin e përplasjes, ishin 27 turistë nga Kina.

Lëndime morri edhe shoferi i autobusit por jo serioze. Për fat të mirë nuk kishte automjete të tjera të përfshira në aksident që mund të rëndonin bilancin e viktimave. Hetimet për shkaqet e aksidentit, vazhdojnë.