Maqedoni
Parashikimi i motit
05.09.2019 08:45
Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare do të mbajë sot.,...

Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare do të mbajë sot, ndërsa prej nesër dhe gjatë fundjavës në orët e pasdites do të mbizotërojë mot me vranësira me shi të rrëmbyeshëm lokal, vetëtima dhe erë të përforcuar.
Temperatura e mëngjesit sot do të lëvizë prej shtatë deri në 18 ndërsa e ditës do të arrijë deri në 35 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 7.
Në Shkup, mot i ngjashëm me erë nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 15 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 33 gradë Celsius./Mia
