Maqedoni

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit thërret për dëshmi deputetin Kiracovski

05.09.2019 10:32

Në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsion të lartë, sot është ftuar të dëshmojë lidhur me rastin “Reket” deputeti, Aleksandar Kiracovski....

Ai ditëve të kaluara kishte deklaruar se prokuroria duhet të ftojë të gjithë politikanët të cilët kanë pasur kontakt me Boki 13, për, siç kishte theksuar ai, të marrin fund të gjitha “thashethemet”. Përndryshe, dje dëshminë e saj e dha deputetja, Frosina Remenski, e cila u paraqit në hapësirat e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar. Pas tre orëve marrje në pyetje, nënkryetarja e Kuvendit, Frosina RemensKi, ka mohuar çdo spekulim për përfshirjen eventuale të saj në rastin “Zhvatja’.
 
Ajo është përmbajtur nga komentet nëse është keqpërdorur funksioni i saj në këtë rast dhe ripërsëriti se është e hapur për çdo hetim, por edhe se është mirë që njohje apo lidhje të caktuara personale e familjare me dikë të mos keqpërdoren për të aluduar se dikush është fajtor, por hetimi t’u lihet organeve kompetente.