Maqedoni
VMRO-DPMNE: Nuk ishte i pranishëm Mickovski, takimi i Këshilli të Sigurisë ishte formal
05.09.2019 12:00
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë nuk mori pjesë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski...

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë nuk mori pjesë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sepse siç vlerësuan nga kjo parti, mbledhja ishte më shumë formale dhe me një “shkallë të ulët të klasifikimit” të informacionit.
“Deri më tani nuk ka praktikë të pranisë së liderit të opozitës në takimin e Këshillit të Sigurimit, përveç nëse kjo kërkon shkallën e klasifikimit të informacionit që duhet të diskutohet në bazë të kompleksit të situatës. Takimi aktual ka një shkallë të ulët të klasifikimit, domethënë të brendshme, që flet për formalitetin e vetë mbledhjes dhe kryetari Mickoski në të njëjtën nuk mori pjesë. Nëse në të ardhmen zhvillohet një takim me një shkallë më të lartë të klasifikimit të informacionit dhe kjo do të nënkuptonte kompleksitetin eventual të situatës, kryetari Mickoski në interes të qytetarëve dhe interesave të Republikës së Maqedonisë shpreh gatishmërinë për të marrë pjesë në të”,- thonë nga VMRO-DPMNE.
