Maqedoni
Inovacione me mbështetje nga FIZHT, prezantohet aditivi për shuarjen e zjarreve
05.09.2019 14:43
Shumë shpejt për shuarjen e zjarrit do të mund të përdoret një aditiv special i prodhuar nga VT Prodakshën....

Projekti inovativ është mbështetur përmes një grandi prej 80 mijë eurosh nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik. Prodhuesi synon komercializimin e tij sapo produkti të jetë gati.
“Kompania VT prodakshën ka fituar projekt prej 100 mijë eurosh, 80 mijë janë grand nga Fondi dhe rreth 30 mijë euro mjete të kompanisë”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
“Ky produkt mund të përdoret jo vetëm në Maqedoni, por gjithkund në rajon e botë, pasi problemi me zjarret është i pranishëm gjithkund. Presim rezultatet përfundimtare, edhe pse kjo që pamë dëshmon se jemi në rrugën e duhur”,- theksoi drejtori i FIZHT, Jovan Despotovski.
“Ky projekt është përgatitur një kohë më të gjatë, por pas shpeshtimit të zjarreve kemi filluar të punojmë më intensivisht dhe prej marsit të vitit 2019 kemi përmbyllur kuartalin e dytë dhe tani jemi në kuartalin e tretë, procesi është paraparë në katër kuartale”,- u shpreh Vlladimir Tasevski nga VT prodakshën.
GYLTENE SINANI
