Maqedoni

Rregullorja e re për çmimet e derivateve, KRRE: Nuk do të ndikojë në çmimin përfundimtar

05.09.2019 14:55

Komisioni Rregullator i Energjetikës po punon në ndryshime të rregullores për përcaktimin e çmimeve...

Komisioni Rregullator i Energjetikës po punon në ndryshime të rregullores për përcaktimin e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe precizimin e të dhënave që janë brenda metodologjisë ekzistuese. Por, KRRE siguron se ato nuk do të ndikojnë në çmimin përfundimtar që do ta paguajnë qytetarët.
 
“Në këtë moment po mbledhim të dhëna nga tregtarët e derivateve të naftës të cilëve u kemi dhënë licenca dhe në bazë të të dhënave që i kemi marrë tashmë, po analizojmë atë se si ka ndikuar metodologjia që është në fuqi në përcaktimin e çmimeve të  derivateve të naftës. Unë pres që në periudhën e ardhshme të ketë ndryshime të duhura në rregulloren tonë për përcaktimin e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, por kjo nuk do të ndikojë në çmimin përfundimtar të cilën e paguajnë qytetarët”,- tha kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski.
 
GAZMEND KURTISHI