Turbulencat e pritshme politike, Qeveria: Ka tentime për të penguar procesin

05.09.2019 16:15

Zëvendëskryeministrat, Osmani dhe Shekerinska...

Zëvendëskryeministrat, Osmani dhe Shekerinska, sqarojnë deklaratën e presidentit  Pendarovski, se në 50 ditët e ardhshme  vendi do të hyjë në situatë turbulente politike.

Sipas tyre, kjo në tjetrën anë  nënkupton punët dhe aktivitetet dinamike  për anëtarësim të plotë në NATO dhe fillimin e bisedimeve me BE-në, e në anën tjetër, destabilizim të shtetit nga ata që nuk ia duan të mirën, duke tentuar të stagnojnë proceset euro-integruese.

“Ka struktura brenda dhe jashtë shtetit që i kundërvihen strategjisë sonë. Gjithashtu, për fat të keq ka struktura të caktuara brenda në shtet të cilat nuk gëzohen shumë nëse i fillojmë bisedimet  në tetor dhe për këtë arsye parashikimet janë se do të ketë turbulencë”,- theksoi zëvendëskryeministrja, Radmilla Shekerinska.

Sipas tyre, këto praktika kanë qenë të pranishme edhe tek vendet tjera në prag të anëtarësimit të tyre në BE dhe kjo duhet të shërbejë si mësim.

“Kemi rastin me Malin e Zi kur kishte disa turbulenca para anëtarësimin në NATO. Kemi përpjekje eventuale për të  destabilizuar rrugën tonë për në BE dhe eventualisht mund ato të jenë tokë pjellore, do të thosha që dikush të kidnapojë procesin për të penguar këto integrime. Por, këto sipas meje janë kërcënime teorike”,- theksoi zëvendëskryeministri për eurointegrime, Bujar Osmani.

Për t'ju përgjigjur situatave të parashikueshme, institucionet duhet të jenë të gatshëm për çdo sfidë eventuale, thonë zëvendëskryeministri, Bujar Osmani. (Nermin Mulaki Fejzullahu, TVM2)