Rasti “Zhvatja”, Kiracovski: Nuk është krim që njihem me Boki 13

05.09.2019 17:32

Për dy orë me radhë, deputeti i LSDM-së, Aleksandër Kiracovski....

Për dy orë me radhë, deputeti i LSDM-së, Aleksandër Kiracovski, dëshmoi në Prokurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në lidhje me rastin “Zhvatja”.

Por, edhe përkundër fotografive ekzistuese, ai mohoi të ketë lidhje me të dyshuarin Boki 13. Theksoi se ka dhënë dëshmi në cilësinë e personit që mund të japë disa detaje më shumë për një segment shumë të vogël të hetimit.

“Unë nuk jam anëtar i Lidhjes Ndërkombëtare, realisht as nuk kam kërkuar e as nuk është kërkuar nga unë të jem anëtar apo të kryej ndonjë funksion. Ajo që komunikojmë dhe njihemi me personalitete të caktuar nuk na bën njerëz që kemi bërë ndonjë krim. Mendoj që kam ndihmuar që hetimi në një mënyrë të marrë kahjen e duhur, unë patjetër duhet të pranojë se kam qenë i ftuar për të dëshmuar vetëm për një segment të vogël, ndërsa kjo me Kamçevin, Kiçeec e Katicën nuk kanë asnjë lidhje me mua, kjo tekstualisht nuk është diskutuar aspak, as nuk i njoh as që dua t’i njoh ata”,- tha deputeti i LSDM-së, Aleksandër Kiracovski.

Nuk e gjej veten te pseudonimi “Kiki”, fajtorët të dënohen

Kiracovski nuk e gjen veten as në pseudonimin “Kiki”, për të cilin gazetari Gerovski i kishte kushtuar disa kolumna të tij, kërkoi që t’u jepen fund lajmeve të rreme dhe manipulimeve ndaj tij.

“Ky rast vërtet ka lënë pasoja të mëdha edhe mbi fytyrat politike, edhe mbi shtetin, edhe mbi të gjithë ata të cilët kanë qenë këtu afër të pranishëm, por nuk kanë pasur mundësi të dinë se çka po ndodh në afërsi të tyre, kjo është dobësi e jona. Por, besoj se të gjithë bashkërisht, sidomos institucionet, ta zbardhin rastin, dhe kryerësit e kësaj vepre të marrin dënimin”,- theksoi deputeti i LSDM-së, Aleksandër Kiracovski.

Kiracoski është politikani i dytë që dëshmoi para prokurores Ruskoska për rastin “Zhvatja”. (Zekirja Mexhiti, TVM2)