Malinjitetet hematoligjike, një pacient i ri në botë çdo 35 sekonda

05.09.2019 18:31

Çdo 35 sekonda në botë diagnostikohet nga një pacient me malinjitet hematologjik....

Çdo 35 sekonda në botë diagnostikohet nga një pacient me malinjitet hematologjik. Në vendin tonë 500 pacientë të rinj janë identifikuar nga viti  2017 me malinjitete hematologjike.

Shoqata “Hema”: Trajtim më i mirë, terapi bashkëkohore

Shoqata për ndihmë dhe mbështetje të  pacientëve me sëmundje hematologjike “Hema”, apelojnë për rritje të ndërgjegjësimit për rreziqet e kësaj sëmundje. Kërkohen edhe ilaçe që për momentin mezi gjenden.

“Pacientët të ngrenë zërin e tyre për trajtim më të mirë, diagnozë më të mirë dhe qasje në terapi bashkëkohore”,- tha kryetarja e Shoqatës “Hema”, Lidija Pecova.

“Për ilaçe të tilla duhet proces i caktuar i regjistrimit, duhen palë të interesuara që ta sjellin ilaçin e të sigurojnë terapi bashkëkohore, ndoshta duhet të kalojë kohë, por megjithatë trajtimin standard e kemi çdoherë në dispozicion”,- theksoi Oliver Karanfilski nga Klinika Universitare për Hematologji.

Pacientët e shëruar thonë se duhet kërkuar të drejtat për trajtim mjekësor më të mirë.

“I inkurajoj pacientët me hematologji që t’i kërkojnë të drejtat e tyre përmes shoqatave, presim që të paraqiten që t’u ndihmojmë për trajtimin e tyre”,- theksoi pacienti, Millanco Arsovski.

Sëmundjet malinje hematologjike janë të rrezikshme, por shumë prej tyre janë shumë mirë të trajtueshme nëse diagnistikohen në kohë. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)