VMRO-DPMNE: Pa mbështetje, Boki 13 nuk do të merrte asnjë denarë

05.09.2019 18:53

VMRO-DPMNE akuzon kryeministrin dhe strukturat e tij në Qeveri....

VMRO-DPMNE akuzon kryeministrin dhe strukturat e tij në Qeveri se janë thellë të zhytur në rastin “Zhvatja”.

Sipas tyre, është jologjike që Boki 13 të shfaq aq fuqi në vendimmarrjet gjyqësore pa një mbështetje të fortë të figurave të rëndësishme të Qeverisë.

“Kush beson në këtë shtet se Boki 13 vetë ka zhvatur biznesmenët, e ata me dëshirë i kanë dhënë para. Asnjë denarë nuk do të kishte marrë nga askush nëse pas tij nuk do të qëndronin strukturat më të larta qeveritare. Zaev asnjëherë nuk demantoi se janë zhvatur mbi 20 milion euro dhe janë përfshirë më shumë biznesmenë”,- theksoi nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.

Zaev: Nuk kam asnjë kontakt me Janevën

Kryeministri Zaev pohon se nuk kanë kurrfarë kontakti me Katica Janevën dhe se rasti nuk do të reflektohet negativisht tek zëvendësi i saj.

“Nuk kemi kurrfarë kontakti me Katica Janevën dhe unë besoj se tani me përfundimin e mandatit të Katica Janenës, kjo gjendje nuk po reflekton tek zëvendësit e saj”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.

Akuzat e opozitës, Zaev padi penale ndaj nënkryetarit të VMRO-së

Kryeministri Zaev ka ngritur padi penale ndaj nënkryetarit të VMRO-DPMNE për shpifje, veprim ky që, sipas partisë opozitare, është rast i cili nuk njihet në politikën europiane. (Fitim Kryeziu, TVM2)