Subvencionimi i kontributeve të pagave, kryeministri Zaev pret efekt pozitiv

05.09.2019 19:04

Kryeministri Zaev pret efekt pozitiv nga masa për subvencionimin e kontributeve të pagave....

Kryeministri Zaev pret efekt pozitiv nga masa për subvencionimin e kontributeve të pagave.

Sipas tij, shumica qeveritare beson se përdorimi i masës do të jetë i madh dhe pyetja është nëse paratë e parashikuara do të jenë të mjaftueshme.

Nëse i ndjekim këto masa do të gjejmë fonde, thjesht le të rriten pagat, thotë Zaev.

“Rritja e tyre do të rrisë dhe buxhetin, duke paguar TVSh-në, taksën personale dhe të ngjashme. Masa sigurisht do të japë rezultate, pritjet janë normale për më shumë nga sa mund të shpresojmë. Ne patjetër duhet të harmonizojmë të gjitha aktivitetet që lidhen me vetë ligjin, pasi duhet të mbrojmë edhe buxhetin. Nuk duhet të lejohet që mjetet të rrjedhin pa kontroll, por të ketë model se si do të harxhohen”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.