Vërshime dhe shkulje pemësh në Kumanovë
13.09.2014 18:37
Pasditën e sotme qytetin e Kumanovës e ka përfshirë mot i lig me të reshura të rrëmbyeshme të shiut, beshër dhe erë të fortë…..

Moti i këtillë ka shkaktuar shkuljen e pemëve në pjesë të ndryshme të qytetit , kurse rrugët për disa minuta u shndërruan në lumenj.
Nga shiu i rrëmbeshëm janë vërshuar shumë shtëpi dhe dyqane duke shkaktuar dëme materiale .
Në parkun e qytetit janë shkulur dhjetëra pemë , kurse pemë të thyera ka edhe në pjesën qendrore, me çrast nga rënia e pemës është dëmtuar një dyqan , ndërkaq te Muzeu i qytetit nga druri i shkulur është dëmtuar rrethoja e muzeut. Nga era e fotë janë këputur edhe kabllo të rrjetit elektrik.
Derisa po raportojmë mësohet edhe për dëme të tjera.
