Katica Janeva nga paraburgimi jep dorëheqje

05.09.2019 19:45

Prokurorja Speciale Katica Janeva....

Prokurorja Speciale Katica Janeva, me një letër të re nga burgu informoi Këshillin e Prokurorëve Publikë se aktivizon dorëheqjen e kushtëzuar të paraqitur më 15 korrik.

Nga Këshilli i Prokurorëve Publikë njoftojnë jozyrtarisht se ata ishin në dijeni të dorëheqjes, por konfirmim zyrtar nuk ka sepse letra u dërgua vonë këtë pasdite. Janeva dje shkroi një letër me të cilën kërkoi që PSP-ja t’ia dorëzoj të gjitha lëndët Prokurorisë Publike.