Maqedoni

Zjarr në afërsi të fshatrave Bërnjancë dhe Straçincë, zjarrëfikësit në vendngjarje

05.09.2019 21:46

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e sotme zonën e Malësisë së Karadakut të Shkupit....

Vatra kryesore e zjarrit është  mes fshatrave Bërnjancë dhe Straçincë. Zjarri është përhapur në një vijë të gjatë nga fshatrat në drejtim të malit Karadak.

Sipas informacioneve të para, ekipet e zjarrfikësve të Shkupit ndodhen tashmë një orë në terren dhe po përpiqen të venë flakët nën kontroll me të gjitha mjetet në dispozicion. Por ekipi ynë në terren pa vetëm 3 makina dhe 11 zjarrfikës. U informuam se pritet arritja edhe dy veturave të tjera me personelin përkatës. Për shkak të errësirës nuk mund të intervenohet nga ajri por komandanti I zjarrfikësve konfirmon për TVM 2 se situata megjithatë është jashtë rrezikut dhe ata do të jenë aty deri në shuartjen e tërësishme të zjarrit. Për momentin nuk ka rrezik për banorët e zonës përreth.

GAZMEND REXHEPI

.