Botë

Uragani “Dorian”, rritet në 30 bilanci i viktimave

06.09.2019 10:04

Numri i të vdekurve nga uragani “Dorian”, vazhdon të rritet....

Sipas autoriteteve zyrtare, numri i viktimave nga uragani ka shkuar në 30. Së fundmi “Dorian’ ka goditur Floridan, Karolinën e Jugut, Karolinën e Veriut dhe është drejtuar drejt Virxhinias.
 
Bahamas është vendi më i goditur nga uragani, i cili la pas shkatërrim masiv.