Maqedoni
Janeva jep dorëheqje nga paraburgimi, pritet vendimi i Këshillit të Prokurorëve
06.09.2019 10:47
Prokurorja speciale, Katica Janeva, me një letër të re nga burgu, informoi dje pasdite....

Prokurorja speciale, Katica Janeva, me një letër të re nga burgu, informoi dje pasdite Këshillin e Prokurorëve Publikë se aktivizon dorëheqjen e kushtëzuar të paraqitur më 15 korrik.
Këshilli i prokurorëve publikë ka theksuar se deri dje në fund të ditës nuk ka pranuar asnjë letër nga Janeva. Mosmarrjen e aktivizimit të kërkesës për dorëheqje deri në fund të orarit të punës, e konfirmoi kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Aco Kolevski. Ai thotë se, sapo letra të mbërrijë, natyrisht që do të shqyrtohet. Janeva dy ditë më shkroi një letër me të cilën kërkoi që PSP-ja t’ia dorëzojë të gjitha lëndët Prokurorisë Publike.
